(FOTO) Dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, zbulohet e dashura e re e Seldi Qalliut

10:35 10/09/20205min125
1543072491_mozaseldi

Dy vite pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka gjetur sërish dashurinë. Këngëtari shqiptar i dha fund fejesës me partneren e tij për shkaqe që nuk u bënë me dije, rreth një viti e gjysmë pasi ata bënë zyrtare lidhjen e tyre të dashurisë në një ceremoni private në Zvicër.

Në atë periudhë këngëtari dhe njëkohësisht ish banori i ‘Big Brother’ kishte vetëm 2 vite që i kishte dhënë fund një tjetër fejese. Artisti ka qenë në një lidhje pesëvjeçare me vajzën e gazetarit të njohur shqiptar Milaim Zeka. Dafina jetonte në Suedi dhe lidhja e tyre ishte në distancë, por u tha se koncertet e përbashkëta me Mimozën, bën që ai të afrohej shumë me të dhe të distancohej nga Dafina.

Si për rastësi, dy vite pas ndarjes nga Shkodra, Seldi po bën publike edhe lidhjen e tij më të re. Ai po shijon romancën me një modele shqiptare dhe me rastin e datëlindjes së saj, këngëtari vendosi që ta prezantojë atë publikisht në rrjete sociale. Qalliu publikoi në ‘Instastory’ një fotografi me tortë në dorë teksa i uron të dashurës së tij të re datëlindjen.

“Edhe 100 zemra ime, të dua”, ka shkruar ai, ndërkohë që vajza që i ka vjedhur zemrën dhe ai e ka etiketuar në ‘Instagram’ quhet Cindy Cela. Çifti kanë ndarë edhe pamje duke shkëmbyer puthje.

Vajza në fjalë është modele dhe ajo ka marrë pjesë në videoklipin e fundit të Sledit me titull ‘Nutella’ ku kanë dhuruar momente intime. Megjithatë nuk dihet nëse ashtu si me Mimoza Shkodrën është puna që e ka lidhur dhe me partneren e re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto