(FOTO) Djali me Covid iu hodh nga ‘Sanatoriumi’, stilistja e njohur rrëqeth me dedikimin e ndjerë për të

11:00 20/08/20201min87
Screenshot_1

Shumë trishtim dhe dhimbje për stilisten e njohur durrsake, Lira Koça Buda, e cila humbi të birin Xhinon, në rrethana tërësisht të çuditshme disa ditë më parë.

Xhino Koça, vetëm 29 vjeç, i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ishte prekur nga COVID-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, për arsye ende të panjohura.

E ëma e tij, Lira, prej ditës së djeshme, e vetmja gjë që bën është publikimi i fotove të të birit, shoqëruar me mesazhe prekëse.

 “Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto