FOTO/ Divorc fals?! Këngëtarja e njohur kapet duke u puthur me ‘ish bashkëshortin’

15:01 12/10/20202min92
download (89)

Reperja me famë botërore Cardi B ka qenë në fokus të mediave rozë kohët e fundit, pasi konfirmoi se do të divorcohej nga bashkëshorti i saj, Offset. 28 vjeçarja ka reaguar publikisht për ndarjen e bujshme dhe tregoi për mediat se ajo nuk ndihet aspak keq.

“Dua t’ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot”, u shpreh Cardi në një video në rrjetin social ‘Instagram’.

Këngëtarja ju dha gjithashtu fund aludimeve për tradhti, duke zbuluar se nuk ishte kjo arsyeja e ndarjes nga partneri i saj, ndërkohë që disa fotografi të shkrepura natën  e datëlindjes së reperes së njohur kanë nxjerrë ‘zbuluar’ çiftin duke i bërë të gjithë të mendojnë se historia e tyre e divorcit është false.

Offset i ka blerë gjithashtu Cardi B një makinë Rolls Royce me një dizajn specia ku në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre, Kulture. Ata janë fotografuar duke u puthur dhe duke festuar krah njëri tjetrit.

 

Me siguri që marrëdhënia mes tyre është stabilizuar dhe i kanë rregulluat mosmarrëveshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto