(FOTO) Beqaj e ironizoi keq, por Ditmir Bushati ‘i tregon dhëmbët’, ja kë ka takuar ‘kokë më kokë’ në Shkodër
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ai i Jashtem Ditmir Bushati dhe ministri i Shendetsise Ilir Beqja, duke dale pas nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku eshte folur ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Drejtesise Ylli Manjani./r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, minister of Forign Affairs Ditmir Bushati and minister of Health Ilir Beqja, leave after a meeting of the parliamentary group of the Socialist Party, where was spoken in connection with the dismissal of the Minister of Justice Ylli Manjani.

17:52 11/09/20202min186
beqajbushat

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, delegoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn në Qarkun e Shkodrës, aty ku deri dje ka qenë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Mirëpo, përplasja do të niste menjëherë mes këtyre dy figurave të larta të Partisë Socialiste, pasi ishte Beqaj, i cili nuk e kurseu ironinë me Bushatin, teksa u shpreh se ky i fundit nuk kishte adresë se ku ndodhej.

Mirëpo, Bushati duket se nuk paska ndenjur aq duarkryq, pasi vetëm tre ditë pas deklaratave të Beqajt, ish-ministri i Jashtëm shfaqet pikërisht në kryeqendrën e veriut, por jo vetëm dhe as në shoqërinë e socialistëve, por me Ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim duke darkuar në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Ambasadorja Kim dhe Ditmir Bushati

Takimi mes diplomates amerikane dhe deputetit socialist  mund të ishte zhvilluar edhe në Tiranë, por është zgjedhur Shkodra për të dhënë mesazhe Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Rama për mbështetjen ndërkombëtare që ai gëzon.

Ky takim kokë më kokës vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së fortë të Ambasadores amerikane për liderët politike në prag të zgjedhjeve, duke u kujtuar atyre se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do garojnë nën flamujt e tyre, deklaratë të cilën e përsëriti edhe ditën e enjte në qytetin e Shkodrës.

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto