(FOTO) Arrestohet 55-vjeçari nga Skrapari/ Nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit, procedohet dhe klienti i tij

09:20 06/11/20203min69
hhh-2-539x350

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit që tashmë prej muajsh është shpallur ”Parl Kombëtar” apo zonë e mbrojtur.

B.L, nga Skrapari me veprimet e tij ka dëmtuar habitatin dhe pllakat që ka nxjerrë ja shiti një 40-vjeçari nga Pogradeci i cili u kap duke transportuar 9 m3 pllaka dekorative me kamion, pa dokumentacion.

Ky i fundit është proceduar penalisht.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia e Shtetit
Berat
Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonen e mbrojtur te malit te Tomorit.

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.
Procedohet penalisht edhe transportuesi i pllakave dekorative, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec.
Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ia ka shitur shtetasit P. M., i cili u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto