(FOTO) Alarm për bombë në mes të kryeqytetit, Policia bllokon rrugët dhe ndalon çdo lëvizje në zonë

15:31 21/09/20205min56

194860c1352c9d58f2df9daa4f11d547_L

Një valixhe e dyshimtë e braktisur në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka bërë një deklaratë për rastin, duke thënë se në rrugën “Bill Kllinton” është gjetur një valixhe e dyshimtë dhe menjëherë atje kanë shkuar ekipet policore, të cilat kanë vendosur një perimetër sigurie dhe ka ndaluar qarkullimin në zonë.

Njoftimi i Policisë së Prishtinës:

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore.

Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, njoftoi Policia e Prishtinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto