
Kylie Jenner di gjithmonë si të surprizojë fansat e saj. Biliarderja më e re në botë tashmë njihet për shpenzimet me vlera marramendëse, ku së fundmi spikati festa super luksoze për datëlindjen e saj, që me siguri ka pasur një faturë shumë të lartë.
Megjithatë Jenner nuk ka ndërmend të ulë shpenzimet me vlera shumë të mëdha e jo më të kursejë. Së fundmi janë publikuar pamjet nga makina e saj e tipit Rolls Ryoce me vlerë 400 mijë dollarë. 23 vjeçarja, e cila u bë e famshme nga seriali ‘Keeping Up With the Kadashians’ u kombinua me ngjyrën rozë të veshjes së brendshme të makinës së saj.
Kylie dukej mjaft në formë dhe me një pamje të kuruar, ndërsa vëmendjen kësaj here nuk e morën format trupore por automjeti i saj luksoz. Disa kohë më parë në rrjet u publikuan edhe pamjet nga avioni i saj privat me vlerë 73 milionë dollarë, të cilat treguan edhe njëherë stilin luksoz të jetesës të themelueses së ‘Kylie Cosmetics’.