Formacionet e mundshme: Juventus-Dynamo Kyiv dhe Barcelona-Ferencvaros

16:04 20/10/20202min44

champ-1-780x439

Juventusi dhe Barcelona bëjnë pjesë në Grupin G të Ligës së Kampionëve, ku të martën e fillojnë fazën grupore me ndeshjet kundër Dynamo Kyivit, respektivisht Ferencvarosit.

Andrea Pirlo nuk e ka në dispozicion futbollistin kryesor, Cristiano Ronaldo, si pasojë e infeksionit me coronavirus, ndërsa për Paulo Dybalan nuk mendon që është akoma i gatshëm për lojë të plotë.

Formacioni i mundshëm i Dynamo Kyivit: Buschan; Kedziora, Zabarnyi, Popov, Mykolenko; Sydorchuk, Shaparenko; Rodrigues, Buyalski, De Pena; Supryaga.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Cuadrado; Ramsey, Kulusevski, Morata.


Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe befasisë së sivjetme, Ferencvaros.

Trajneri i katalunasve, Ronald Koeman, pritet t’i pushojë disa lojtarë, kur kihet parasysh se në fundjavë do ta zhvillojë ‘el Clasicon’ kundër Real Madridit.


Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto; Dest, Araujo, Lenglet, Firpo; Pjanic, De Jong; Trincao, Coutinho, Ansu Fati; Messi.

Formacioni i mundshëm i Ferencvaros: Dibusz; Lovrencsics, Blazic, Kovacevic, Civic; Siger, Kharatin, Somalia; Zubkov, Isael, Nguen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *