
Arjan Konomi gjatë debatit jo fort të këndshëm me Sindin, riktheu në kujtesë faktin që i kishte konsideruar disa sjellje të konkurrentes si perverse. Për debatin e tyre, pati reagime të shumta në rrjet, sidomos nga opinionistët e tjetër të “Për’puthen” të cilët është e qartë tashmë që nuk shkojnë në të njejtën linjë me Arjanin.
Mes reagimeve të shumta, ishte edhe ai i Ina Kollçakut. Fill pas saj, ka ardhur edhe ironizimi i Arjanit i cili ka postuar një foto në të cilën ka shkruajtur: “Ajo çfarë më lumturon më shumë në efektin e fjalës sime është fakti se detyroj mediokrit të hapin fjalorët.”