Flet shoqja e Zogut, “Meshkujt i tundoj edhe me një të dhënë të…”- Iva Aliko merr një shoqërues në setin e ri të fotove hot: Çdo ditë nga një marrëzi të re

19:28 11/10/202010min211
iva-aliko4

Për çdo festë personale, Iva Aliko i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike, ndërsa këtë herë ka realizuar një set fotosh me “mikun e saj special”.

iva aliko (2)

“Dashuroj qentë”, ka shkruar ajo sipër fotove ku shfaqet shumë provokuese në veshje”. Seti i ri zbuloi një anë tjetër të panjohur të sensualitetit të saj, ndërsa zbulon afeksionin që ka për kafshët sidomos për qentë, fakt që e ka bërë të ditur në mbështetje të kauzave në mbrojtje të kafshëve.

Rreth provokimeve që bën me fotot e saj pa tabu, Iva për “Panorama Plus” shprehet kështu: “Të provokosh, ndoshta pa qëllim është bërë pjesë e imja prej kohësh nëpërmjet seteve fotografike. Kënaqësia e vetme është që ndihem mirë me veten!”.

Komentuesit e kanë ngacmuar për mikun e saj më të mirë, dhe Iva e konfirmon duke lënë të nënkuptohet se ndoshta shoqëria e tyre është me e pastër se sa ajo me njerëzit.

Duke qenë se para ca kohësh ajo realizoi foto ku pozonte si nuse, pyetjes se a ka plan të martohet, ajo i përgjigjej për “Panorama Plus”: “Jo, ende s’e shoh veten në altar, duke qenë se nuk ka mbërritur princi i kaltër. Gjithçka ia lëmë kohës”.  Sa për mënyrën si e shohin meshkujt, ajo tregon: “Ka pasur raste kur meshkujt janë tunduar me një të dhënë dore, madje dhe me një shikim.”

Fantazia më e nxehtë seksuale që ke dëgjuar për veten?

“Çfarë nuk kam dëgjuar dhe jam habitur, madje me gjëra që as unë s’i di për veten time, deri te fantazitë më të shfrenuara.”

Në setet e saj nuk mungojnë fotot me motora, për të cilët ajo thotë se nuk i ka qejf fare. Ndërsa sa për garat e shpejtësisë me makinë ajo kujton jo pak marrëzi që ke bërë.

“E kam shumë qejf shpejtësinë me makinë, dhe çdo ditë bëj nga një marrëzi të re. Kështu që nuk di kë të specifikoj!”

Ka lindur në verë dhe është gaforre në horoskop. Po cilat janë pikat e saj më të forta të shpirtit aventuresk dhe ato të shpirtit romantik?

“Si një gaforre jam pak e krisur le të themi, dhe pikat e mia më të forta të shpirtit aventuresk janë çmenduria dhe guximi. Ndërsa veçoritë e shpirtit romantik janë; dashuria, sinqeriteti dhe besnikëria”.

A bën një jetë aq të bukur siç duket në rrjetet sociale?

“Bëj jetën që më pëlqen, plotësoj kërkesat që dua, kam pranë njerëzit që dua dhe për mua kjo mjafton. Normalisht që kam dhe unë mundimet e sakrificat e mia, pasi asgjë në jetë nuk të serviret aq thjesht dhe këtu është e bukura e jetës”.

Po marrëdhënia jote me meshkujt cila është, si sillen ata me femrat e bukura si ty?

“Tërheqja fizike është një nga armët që më bën me atraktive në sytë e meshkujve, dhe në shumicën e rasteve bezdisem nga kjo gjë pasi jam lodhur nga ngacmimet e shumta. Kam dashur një periudhë qetësie, dhe ia kam arritur duke mbajtur pak distancë me seksin mashkull.”

Dhe në fund disa sekrete për të pasur linjat e Ivës. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me mirëmbajtjen e trupit. Kujdesem në mënyrë intensive duke bërë fitness 5-6 herë në javë dhe duke mbajtur një regjim ushqimor të shëndetshëm. Kështu falë vullnetit tim të hekurt në këtë pjese kam arritur të kem format që unë dua, një trup të tonifikuar, muskuj dhe forma. Nuk jam shumë pro e ndërhyrjeve estetike, në trup pasi efektin që ta jep fitnesi dhe ushqimi i duhur nuk ta jep asgjë tjetër!”, tregon ajo.

         

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *