Flet familjari i pacientit me koronavirus: Te Infektivi nuk na informon kush, ka njerëz që presin nga 11 ditë pa përgjigje

20:38 27/08/20202min62
Mjeket-urgjenca-infektivi-qsut-koronavirusi-1100x620

Një familjar i një pacienti të prekur me koronavirus dhe i shtruar tek Infektivi thekson se atë dhe shumë familjarë të tjerë nuk i informon kush. Madje ai shton se ka njerëz që presin nga 11 ditë dhe nuk marrin përgjigje.

Ai thotë se spitali nuk ka kontakt me familjarët që presin jashtë dyerve, dhe nuk ka asnjë informacion apo përgjigje për situatën e pacientëve.

Familjari shprehet se ai vetë ka 4 orë që pret teksa ka të tjerë si ai që presin nga 11 ditë pa asnjë përgjigje.Të na informojnë. Ka njerëz që presin 11 ditë këtu dhe s’na informojnë. Do rri këtu derisa të na informojnë. Unë kam këtu prej 4 orësh dhe askush s’me jep përgjigje apo më informon.5-6 pasdite të fusin sende për të afërmit”, shprehet për News 24, familjari i të prekurit me koronavirus.

Familjari shton se më parë lejoheshin brenda spitalit të futeshin uji, lëngjet e frutave dhe ushqimi, por tani lejohen vetëm rroba. Madje tashmë është vendosur dhe një orar, 17:00- 18:00, ndërkohë në orar tjetër nuk lejohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto