Flet aktori kryesor i filmit që parashikoi pandeminë e Covid-19: Regjisori dhe producenti e dinin…

09:55 18/09/20202min97
filmi1123-1

Mund të konsiderohet si një nga filmat më të ndjekur pas shpërthimit të pandemisë dhe titullohet “Contagion”.

Arsyeja pse ky film mori kaq shumë famë është se flet për një pandemi të shkaktuar nga një virus vdekjeprurës, të cilin autoritetet amerikane dhe globale po përpiqeshin ta parandalonin.

Në lidhje me filmin ka folur aktori Jude Law:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet. Ju mjafton të shikoni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.

Nëse jam i sinqertë … një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin”.

Me këtë kuptojmë se aktori ishte përgatitur vite më parë për një situatë si kjo e sotmja.

Më tej ai shtoi se kishte komunikuar menjëherë me regjisorin, Steven Soderbergh duke i thënë: “Ti e paske kuptuar. Ishte atje 10 vite më parë.”

Nuk ka munguar as komenti i producentit, Michael Shamberg që tha se filmi ishte krijuar me qëllim për të qenë një film paralajmërues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto