Flamuri rus vendoset në Kalanë e Zveçanit, Jakshiç: Kjo është një përgjigje ndaj Vuçiçit

18:34 29/09/20202min145
Flamuri Rus

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Marko Jakshiç, njofton se në Kalanë e Zveçanit është vendosur flamuri i Federatës së Rusisë.

Jakshiç në një shkrim në Facebook thotë se, kjo është një përgjigje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me iniciativën për ta emërtuar Liqenin e Ujmanit në Liqeni Trump.

“Flamuri i Federatës Ruse në Kalanë Zveçanit. Më duket se kjo është një përgjigje ndaj Vuçiçit, i cili tha se iniciativa për Liqenin Trump erdhi nga popullata e veriut të Kosovës”, ka shkruar Jakshiç.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet Liqeni Trump.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e Grenelli për riemërtimin e Ujmanit, duke shtuar se kjo do të ndodhë në shenjë nderimi për kontributin e presidentit Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto