Flaka Krelani shfaqet provokuese duke pozuar me fustan rrjete

19:47 22/10/20202min141
falk-780x439

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka disa muaj që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo atje ka nisur një jetë të re me shpresën edhe për të ndërtuar një karrierë amerikane në muzikë.

Teksa po qëndron në New York, Krelani po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Së fundmi, ajo publikoi për fansat disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur në një fustan rrjete.

Duke qenë e kujdesshme që të mbulojë pjesën e gjoksit me flokët e saj, këngëtarja nga Gjakova nuk lejoi që dekolteja e saj të tregonte më shumë se që duhet.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj të Instagramit nuk munguan, me shumicën prej tyre që e komplimentonin për vitalitetin dhe linjat trupore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *