Fjolla Morina i kundërpërgjigjet ish bashkëshortes të partnerit të saj:“Histeria e grave mëndjelehta”

18:38 03/11/20203min145
fjolla-morina

Lidhja e re e Fjolla Morinës ka bërë shumë bujë në rrjet. Pak kohë më parë, në qendër të vëmendjes ishte deklarata e ish bashkëshortes të biznesmenit Fisnik Syla në rrjete sociale, e cila ndër të tjera tregonte se i ishte “shkatërruar familja”.

 

Ndërkaq, në të njejtën kohë, Fjolla ndau lumturinë e saj me të gjithë ndjekësit, duke treguar se ka marrë tashmë propozimin për martesë nga Fisniku. Së fundmi, ajo ka postuar një poezi, të cilën të gjithë ndjekësit e kanë marrë si një kundërpërgjigje ndaj ish bashkëshortes të partnerit të këngëtares.

“Të dalësh mbi turmën, do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo, duhet të jesh gati, se turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht në llum dhe kur dështon, të të hedhë baltë dhe kur baltos, të të shkelë me këmbë. Nëse arrin sukses dhe prek lartësitë, do të kesh kundra teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mëndjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë,” shkruan Fjolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *