Fituesit e “Eurovision” thyejnë heshtjen dhe thumbojnë francezët, pasi rezultuan negativ në testin e drogës

13:27 25/05/20213min86
Screen Shot 2021-05-25 at 2.26.52 PM

Ditën e djeshme u provua se këngëtari i grupit “Maneskin”, që u shpallën fitues në “Eurovision”, nuk kishte konsumuar kokainë. Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video ku Damiano David përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë. Mirëpo këto dyshime u hodhën poshtë një herë e mirë pas rezultateve të testit.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

Pas rezultateve ka reaguar edhe grupi i famshëm.

“Zitti e Buoni renditet e 9-ta në listën botërore të Spotify. Është kënga italiane më e dëgjuar, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Siç ju thamë, Rock’n’Roll nuk vdes kurrë”, shkruan grupi në një postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto