Firmoset ekstradimi i Bujar Sejdinajt në Itali , i dyshuar si pjesëtar i “Ndraghetas” (Dokumenti)

10:39 12/11/20202min69
Bujar-Sejdinaj

Firmoset urdhri për ekstradimin e Bujar Sejdinajt në Itali, shqiptari i njohur si “xhaxhai” dhe që dyshohet se është pjesëtar i “Ndraghetas”, organizatës së famshme mafioze në Itali, por edhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellocco”.

Pasi ka shqyrtuar të gjitha dokuementet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për ekstradimin nga Tirana në drejtim të Romës të këtij personazhi që dyshohet të jetë “njeriu që luan fijet e Ndraghetas në Shqipëri e Ballkan”, siç raporoi për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

  • foto galeri

Sejdinaj u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto