Firma e kryetarit të Bashkisë, Safet Gjicit merr tenderin për rregullimin e Kukësit(DOKUMENTET)

10:22 02/10/20203min106
safet-gjici-edi-rama-c1200x600-905x395_1519068780-8447402

Një nga problem që vazhdon ende në Shqipëri, është dhënia e tenderave.

Për shumë tendera është përfolur se jepen në mënyrë korruptive, një i tillë duket se është edhe një tender që është dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rregullimin e disa lagjeve në Kukës.

Këtë tender, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i Dritan, ja ka dhënë firmës së vëllait të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Lavdrim Gjicit.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-68269-08-10-2020.

Objekti i këtij tenderi është “Rehabilitimi i Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës”, me fond limit: 365.666.048,23 lekë të reja pa TVSH. Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë 12 kompani nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i operatorëve MELA.sh.p.k., & ALB SHPRESAsh.p.k., & KEVIN CONSTRUKSION sh.p.k. me vlerë të ofruar 230.376.099 lekë te reja pa tvsh, ose rreth 2 miliard e 765 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Administrator dhe pronar i kompanisë rezulton vëllai i tij, përkatësisht Lavdrim Gjici, por në fakt këtë kompani deri para zgjedhjeve, pronar ishte Safet Gjici, po më pas ja kaloi në zotërim vëllait të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto