Filmoi veten pak para se të vdiste nga koronavirusi, 62 vjeçari turk përlot të gjithë me mesazhin e tij(VIDEO)

11:37 15/09/20203min179
Screenshot_1-71-696x376

Një 62 vjeçar nga Turqia i cili ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirust, ka bërë një video vetes në momentet e fundit.

Mediat vendase bëjnë me dije se Yaşar Ünal, 62-vjeç kishte realizuar një video me telefon para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”.

66 vjeçari turk, babai i dy fëmijëve pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore nga kolla dhe temperatura e lartë ishte nën kujdes të mjekëve. Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.

Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi me koronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vdekur.

Familjarët janë befasuar nga video që kanë gjetur në telefonin e tij në momentet e fundit, i cili u bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19, madje familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e koronavirusit.

Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto