Fillojnë “thumbat” në rrjet mes të dashurës së Brad Pitt dhe Angelina Jolie?

12:09 17/09/20203min98
14f0c4a0-e85c-11ea-bbee-36609d42d4d9

Së fundmi Brad Pitt ka nisur një histori të re dashurie, me modelen Nicole Poturalski. Nicole, e cila thuhet se është e martuar dhe ka një djalë nga kjo martesë, tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes.

Ajo po komentohet jo vetëm për lidhjen me Brad Pitt, për ngjashmërinë e madhe fizike me Angelina Jolie, por edhe për faktin që bashkëshorti i saj aktual nuk e paska aspak problem që Nicole po krijon një lidhje të re. Nicole dhe Angelina konsiderohen në rrjet tashmë si dy “sozi” dhe mediat e huaja kanë raportuar se Angelina e ka pritur shumë keq këtë fakt.

 

“Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, shkruante Nicole përpara pak ditësh në rrjete sociale, një shkrim i cili duket se i dedikohet Angelinës për të cilën të gjithë tashmë thonë se urren Nicole. Përveç kësaj, e ngacmuar nga fansat për Angelinën, Nicole është shprehur: “Nuk urrej askënd. Jeta është e bukur, unë i mbështes dhe i dua të gjithë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto