Fillojnë lëvizjet brenda opozitës/ Basha mbledh aleatët në selinë e PD

12:14 22/09/20201min81
basha-1-770x441-1

Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me aleatët opozitarë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa nuk dihet arsyeja se pse Basha po e thërret këtë mbledhje pikërisht me aleatët e tij.

Temë kryesore që ka tensionuar dhe skenën politike ditët e fundit mbeten ndryshime kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto