Fillimi i vitit akademik online në Universitete, Evis Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim nuk ishte i lehtë vendimi. Ja si mund t’ia dalim

11:57 02/11/20203min80
hfhf-770x421

Ministrja Evis Kushi ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura duke folur edhe për fillimin e vitit të ri akademik sot online në Universitete.

Ministrja e Arsimit thotë se për të nuk është aspak e këndshme që të urojë vitin e ri akademik me auditore bosh, por e cilëson këtë si një sakrificë të të gjithëve.

Ajo thotë se këto rrethana s’mund të shmangen teksa shton se edhe vendimi nga Komiteti i Ekspertëve nuk ishte aspak i lehtë.

Kushi thotë se e vetmja mënyrë për t’ia dalë është që të shihet mësimi online jo vetëm si pengesë, por edhe si urë e re për të përballuar sfida të tjera të panjohura.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim.”- tha Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto