FIFA publikon renditjen e muajit shtator / Shqipëria ‘në vend numëro’, Kosova humbet pozicion

13:27 17/09/20202min60

kombetarja-ndaj-lituanise

FIFA ka publikuar sot renditjen e kombëtareve për muajin shtator dhe Shqipëria, që fitoi kundër Bjellorusisë dhe humbi ndaj Lituanisë, nuk ka ndryshuar pozicion.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja mbeten në vendin e 66-të, ndërsa Kosova ka pësuar rënie, me një pozicion.

Barazimi me Moldavinë dhe humbja me Greqinë kanë pasur ndikimin e vet dhe tani Dardanët pozicionohen në vendin e 116-të.

KREU

Katër vendet e para në renditjen e FIFA-s nuk ndryshojnë, me Belgjikën që mban vendin e parë dhe ndiqet nga Franca e Brazili, kurse në vend të katërt pozicionohet Anglia.

Portugalia ka ngjitur dy shkallë dhe tani ndodhet në vendin e pestë, duke parakaluar Uruguain dhe Kroacinë (zbresin nga vendi i gjashtë në të tetë).

Spanja ka ngjitur një pozicion dhe tani është e shtata.

Në vendnumëro Argjentina dhe Kolumbia, që mbyllin dhjetëshen e parë.

Vijojnë ngjitjen Italia (12), Holanda (13) dhe Gjermania (14), që në krahasim me muajin e fundit kanë ngjitur nga një vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto