Fier/ Mbollën kanabis në shtëpi, arrestohen 2 persona

13:06 09/09/20201min109
hashish-770x433-1-696x391

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit të akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike.

20-vjeçari me iniciale F.Xh., banues në Rroms të Mallakastrës dhe 42-vjeçari me iniciale K.Sh., banues në Cakran, Fier janë arrestuar në flagrancë pasi kishin mbjellë bimë narkotike në shtëpitë e tyre.

Njofimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Cakran dhe në fshatin Gorishovë, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

  1. Sh., 42 vjeç, banues në Cakran, Fier.
  2. Xh., 20 vjeç, banues në Rroms, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *