Fier/ I riu me makinë aksidenton këmbësorin, policia shoqëron shoferin (Detajet)

22:25 20/09/20202min123
aksident-naten

Një 46-vjeçar këmbësor është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas rreth orës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, aksidentoi shtetasin T. Gj., 46 vjeç.

I plagosur i dërgua në spital, ndërsa autori u shoqërua në polici.

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto