Festë te Milani para derbit, Ibra fiton betejën me Koronavirusin

17:57 09/10/20201min120
Ibra1

Ibra fiton më në fund betejën me COVID-19. Sulmuesi suedez ka marrë përgjigje negative nga testi i fundit i kryer, teksa ditën e nesërme do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli, i cili mund të fërkojë duart, pasi ka rikuperuar liderin e ekipit, në prag të derbit ndaj Interit që do të zhvillohet më 17 tetor.

Ka qenë vetë sulmuesi 39-vjeçar që ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale personale se është i shëruar dhe se tani i ka përfunduar edhe koha e karantinës, ndaj është i lirë të dalë jashtë.

ibra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *