Fero tradhëton Arbenitën? Modelja bën postimin thumbues pas ndarjes

10:34 23/09/20202min98
arbenita-fero-1

Arbenita dhe Fero dukeshin si një çift i pandarë, të cilët gjatë gjithë kohës postonin dedikime dashurie dhe besnikërie për njëri-tjetrin. Por, mesa duket këtyre dedikimeve, njejtë si lidhjes së tyre, i erdhi fundi.

 

Prej kohësh dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe përflitet se janë ndarë. Këto aludime i kanë bërë më të besueshme edhe postimet e vetë Arbenitës, madje me postimin e saj të fundit lindën edhe dyshimet për një tradhëti të mundshme.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet,” shkruan Arbenita. Pa vendosur emra konkretë se kujt i drejtohet ky “thumb”, modelja sapo u dha ndjekësve të kuptojnë se Fero nuk paska qenë edhe aq besnik ndaj saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto