“Femrat e sotme kanë qejf meshkujt e martuar”, Kiçja flet pa doreza!

12:36 18/09/20202min219
kk-696x415

Kiçja është 22-vjeçarja e cila është bërë e njohur nga rrjetet sociale. Me batutat e saj, 22 vjeçarja nga Lushnja ka tërhequr mjaft vëmendje në Instagram. Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në “ABC e mëngjesit”, ku i është përgjigjur pa ngurruar pyetjeve ngacmuese.

 

“Unë jam 22-vjeçe nga Lushnja. Nuk kam mbaruar ndonjë shkollë.Femrat e sotme sidomos këto që janë në Tiranë i kanë shumë qejf  meshkujt e martuar. Kam 3 vite që i jam futur rrjeteve sociale, që në 2017.Unë eci me statistika, kam 9 milionë fansa që më kontrollojnë Instagramin pavarësisht se nuk më kanë follow.

 

Në Instagramin tim mund të kem 102k.Nuk jam tipi i martesave, nuk jam e martuar, gjithsesi jam me dikë, jo ai që mendoni. Fama më ka sjellë shumë gjëra falas. Unë e bëj për qejf, pavarësisht lekut. Përtej Instagramit profesioni im është të fle gjumë dhe të ha bukë. Unë Instagramin tim nuk përdor fotoshop dhe njerëzit e dinë. Është e vërtetë që bëj reklamë, po jo gjithmonë me lekë, psh je ti shoku im e bëj,” është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto