Ajo ka bërë të ditur për fansat e saj në rrjetin social Instagram se të premten e datës 11 shtator ka marrë propozim nga i dashuri i saj.

 

Dafina ka publikuar momentin e shkëmbimit të unazave dhe puthjen romantike me të dashurin, pasi pranoi propozimin.

“Unë thash PO, 11.09.2020”, shkroi këngëtarja Rexhepi në mbishkrimin e fotografive.

Dafian Rexhepi i thotë “Po” partnerit pas propozimit për martesë (Foto: Dafina Rexhepi/Instagram)

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që Dafina dhe partneri i saj kanë pranuar nga ndjekësit.

Ky propozim i është bërë asaj nga partneri gjatë pushimeve që çifti po kalojnë së bashku në Greqi.