Fatmir Mediu nga Kombinati u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen në luftën kundër këtij regjimi të korruptuar!

14:14 21/10/20208min89
WhatsApp-Image-2020-10-21-at-10.11.28-2-750x375-1 (1)

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të turit të takimeve me strukturat e partisë që ai drejton në të gjithë Shqipërinë, zhvilloi një takim me të rinjtë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mediu shprehu besimin se angazhimi i të rinjve në politikë dhe në Partinë Republikane është një gjë e çmuar, e cila jo vetëm kontribuon në mposhtjen nga e djathta e këtij regjimi të korruptuar por edhe një angazhim për të ndërtuar një shtet dhe rikthimin e besimit.

Mediu u shpreh gjithashtu se duhet të luftojmë për një qeveri që të punojë për njerëzit kundrejt qeverisjes së korruptuar dhe totalitare që po na largon qëllimisht nga vendi ynë.

“Luftojmë për mirëqenien, ndërtimin e lumturisë që na ka falur Zoti, kundër varfërisë që na ka sjellë Rama. Luftojmë për jetën tonë si dhuratë e Zotit dhe për sigurinë kundër pasigurisë, krimit dhe drogës që po kontrollon shtetin e pushtetin. Luftojmë për mbrojtjen e kushtetutës si ligji që mbron liritë tonë, kundër shkatërrimit të shtetit, shkatërrimit dhe rrënimit të parlamentit. Luftojmë me besimin në Zot, se vetëm ai është mbi ne dhe jo Edi Rama, i cili do që të humbasim besimin dhe shpresën në vete dhe në Zot. Luftojmë se jemi kundër urrejtjes, banalitetit, rrugaçërisë qeveritare të Ramës, që vetëm fyen, shan dhe përbuz. Luftojmë për dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrin, për familjet tona, për Shqipërinë, sepse këto janë të shenjta, janë qëllimi i jetës sonë. Luftojmë kundër urrejtjes, sepse vlerat europiane janë dashuria dhe besimi”,– tha Mediu.

“Votojmë dhe luftojmë se kemi besim që me punë mund të ndërtojmë vendin tonë, të cilin Zoti e ka bekuar me çdo gjë. Luftojmë që mundi i prindërve tanë të mos shkojë kot. Votojmë që fëmijët tanë të ndërtojnë jetën dhe lumturinë në Shqipëri”, u shpreh Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto