Fatma mori surprizën më romantike që mund të kishte imagjinuar në 26 vjetorin e ditëlindjes

11:46 29/10/20202min79
alfio-dhe-fatma

Fatma Methasani festoi ditën e djeshme 26 vjetorin e saj. Moderatorja, e nisi ditën me një dedikim të ëmbël nga partneri i saj, Aflio Rrotani, për ta vazhduar më tej me një surprizë në zyrë nga kolegët.

Mirëpo, mbrëmja rezervonte diçka akoma më speciale për të, duke e kthyer datëlindjen në një event për të mos u harruar kurrë.

 

Partneri i saj, Alfio, me të cilin ka edhe një djalë, i bëri Fatmës propozimin e shumëpritur për martesë. Në lokalin e zbukuruar deri në detaj, Alfio i kërkoi Fatmës të martoheshin bashkë. Tashmë që propozimi u bë, ndjekësit e çiftit janë tejet entuziast për të parë sesi do të jetë ceremonia e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto