Fatjon Malaj/ Konflikti i Nago-Karabak dhe rëndësia e rajonit Tovuz.

15:57 11/10/202015min307
Fatjon Malaj

Qysh prej marrëveshjes së armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 1994, Karabaku ka statusin e një rajoni të okupuar, ky rajon  korrespondon me një të pestën e tokave të Azerbajxhanit, të cilat janë depozita të pasura mineralesh, toka të mëdha bujqësore dhe pyjore, si dhe Rruga midis Nago-Karabakut dhe rajonit Nakhichevan të Azerbajxhanit ka një vendndodhje strategjike.

Në situatën aktuale, megjithëse pretendon të jetë një shtet i pavarur de facto, nuk ka asnjë shtet duke përfshirë edhe vetë Armeninë që e njeh këtë autoritet.

Ne  formën e tij aktuale, Nago-Karabak është bërë në të vërtetë një zonë tampon ku jeton popullata etnike armene e formuar në gjeografinë azere.

Ky rajon, i cili ka rëndësi gjeopolitike në shumë aspekte, në të vërtetë filloi të projektohet në periudhën e Rusisë Cariste pikerishtë për këtë qëllim, ky proces u përshpejtua në fillim të viteve 1800 dhe arriti kulmin  e tij në periudhën e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Gjatë një shekulli, popullsia e Azerbajxhanit që banon në rajon është ulur nga 80 përqind në 20 përqind dhe popullsia armene është bërë mbizotëruese. Që nga fundi i viteve 1980, statusi i rajonit filloi të paraqiste një problem serioz dhe popullsia armene, e cila u bë shumicë, filloi të kërkonte të drejta te plota në kontekst të sovranitetit.

Ky proces përgatiti infrastrukturën e konflikteve të vazhdueshme në Nago-Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë. Pas pavarësisë së Azerbajxhanit, heqja e statusit autonom të Nago-Karabakut gjatë periudhës Sovjetike rezultoi në pavarësinë e rajonit dhe pushtimin nga Armenia.

Sidoqoftë, pavarësisht nga të gjitha këto, Nago-Karabak njihet si territori i Republikës së pavarur të Azerbajxhanit nga Kombet e Bashkuara (KB) dhe çdo përpjekje nga Armenia për ta shpallur territor të sajin konsiderohet si kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Më 12 korrik të këtij viti, konflikte serioze ndodhën në Tovuz, i cili është rajoni kufitar i Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe është i vendosur ndarazi në veri të rajonit të Nago-Karabakut.

Armenia sulmoi në mënyrë provokuese me raketahedhës dhe artileri ndaj vendbanimeve ushtarake dhe civile të Azerbajxhanit nga ana përballë kufirit edhe Azerbajxhani u përgjigj me reciprocitet.

Rajoni i Tovuzit ka një rëndësi kritike gjeopolitike.

Së pari, linjat e rëndësishme energjetike të Azerbajxhanit kalojnë përmes këtij rajoni.

Turqia në tubacionin Baku-Tbilisi-Ceyhan dhe Baku-Tbilisi-Erzurum kalon po përmes këtij rajoni.

Po kështu, Turqia do të shtrihet në Evropë përmes tubacionit TAP dhe TANAP ku përsëri  është i lidhur me Azerbajxhanin nga ky rajon.

Gjithashtu, tubacioni i naftës Baku-Supsa shtrihet gjithashtu në bregdetin gjeorgjian përmes kësaj linje.

Në tetë muajt e parë të këtij viti Azerbajxhani arriti gjithsej 7.2 miliardë metra kub të importit të gazit natyror dhe shihet se ka ndodhur të jetë e njëjtë me sasinë e vitit të kaluar në të njëjtën gamë të furnizimit me energji krahasuar me 25 përqind më shumë që pritet deri në fund të vitit.

Nëse Turqia gjatë 2020 merr sasinë e energjisë së vitit të kaluar, ajo do të konsumojë të njëjtën sasi të importeve të gazit natyror nga Azerbajxhani duke përmbushur një të tretën e nevojës potenciale të saj.

Duke marrë parasysh se e gjithë kjo dërgesë e energjisë është bërë nga rajoni Tovuz, është më lehtë të kuptohet rëndësia e rajonit dhe pse sulmet nga ana e Armenisë janë kryer në këtë rajon.

Sigurisht që rajoni i Tovuzit është vetëm një prej alternativave të rëndësishme në Azerbajxhan si dhe burimet e Kaspikut për sigurinë e furnizimit me energji të Evropës dhe jo vetëm për Turqinë fqinje, por linjat aktuale kalojnë nga Tovuzi.

Një përpjekje nga Armenia për të ndërprerë këtë linjë të furnizimit me energji mund të ketë pasoja serioze rajonale dhe globale.

Dallimi i rajonit Tovuz nga konflikti i tanishëm është se ai nuk ka asnjë lidhje me rrethanat në dhe përreth Nago-Karabakut, i cili historikisht është diskutuar dhe pushtuar.

Pika kritike këtu është se Armenia përpiqet të angazhojë Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), anëtarësia e së cilës është, duke diskutuar konfliktin në Tovuz si pa asnjë shkak të qënësishëm. Sidoqoftë, Nago-Karabaku është legalisht territori i Azerbajxhanit dhe fakti që ky rajon nuk është i vendosur në kufirin Armen nuk e bën të duhur dhe të drejtë që CSTO Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive të përfshihet dhe të ndihmojë Armeninë.

Në këtë drejtim, Armenia përpiqet ta rajonalizojë problemin dhe ta ndërkombëtarizojë atë përmes platformave të tilla duke sulmuar e para dhe pritur kundërsulme nga ky rajon.

Kjo lëvizje e Armenisë nuk solli reagimin e pritur nga anëtarët e CSTO . Asnjë aktor, përfshirë Rusinë aleate të përjetshme të Armenisë, nuk donte që CSTO të hynte në lojë.

Vlersohet se Rusia pret marrjen e pushtetit në Armeni nga ana e një kryeministri i cili të ketë bindjen se edhe për veprimet më të vogla duhet të marrë miratimin e Moskës.

Historikishtë burimi i fuqisë së Armenisë deri në momentin e lindjes por edhe më mbas të vëllazërisë Putin me Erdogan, ishte Rusia por në këtë konfliktë kjo e fundit po pret se deri ku do të tolerojë Turqia e cila në cdo rast Azerbajxhanin e konsideron si të njëjtin komb por në një shtet tjetër.

Së pari, nëse shikojmë atë cfarë ndodhi në mëngjesin e 27 shtatorit, kur shpërtheu konflikti, duhet të theksohet se Armenia shkeli armëpushimin dhe goditi vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe shumë njerëz të pafajshëm humbën jetën si rezultat i këtij sulmi.

Pas këtij sulmi, administrata e Baku u përgjigj në një mënyrë që nuk ishte parë më parë, 10 ushtarë armenë u vranë dhe Armenia shpalli ligjin ushtarak dhe mobilizimin. Përshtypja e marrë nga intervistat në terren në këtë pikë tregon se situata aktuale është e paqëndrueshme dhe në këtë drejtim, Azerbajxhani tani po synon të arrijë një zgjidhje më madhore duke përdorur iniciativën ushtarake.

Së dyti, duhet t’ju kujtojmë se jo vetëm Nagarag-Karabagu, por edhe rajoni në të cilin ndodhet, domethënë edhe shtatë rajonet përreth tij, janë nën pushtimin armen. Këto rajone u pushtuan brenda fushës së strategjisë rajonale të Armenisë në pikën e shkëputjes midis Azerbajxhanit dhe Karabakut.

Pala Azerbajxhanase vazhdoi dhe madje thelloi sulmet e saj pas provokimit për herë të parë që nga nënshkrimi i armëpushimit në 1994 në Nago-Karabak, i cili hyri në literaturën e ngrirë të konfliktit.

Mesazhi më i rëndësishëm i bisedimeve në terren është se kjo kohë është ndryshe, tokat e para të okupuara në njëzet e gjashtë vjet kanë filluar të çlirohen.

Në këtë kontekst, rimarrja e më shumë se 10 fshatrave dhe veçanërisht shpëtimi i rajonit Fuzuli në jug është një arritje e madhe per Azerbajxhanin.

Në këtë pikë, duhet thënë se vendet më të rëndësishme midis rajoneve të okupuara janë linja Shusha-Lachin.

Nëse kjo linjë tërhiqet, të dy fitoret në terren do të jenë më të përhershme dhe një ndryshim i rëndësishëm do të ketë ndodhur në të ardhmen e Nago-Karabakut.

Përveç kësaj, Khankendi është de facto kryeqyteti i të ashtuquajturës Republikë e Pavarur e Nago-Karabakut, nuk njihet nga asnjë vend dhe është qyteti më i madh në rajon.

Në këtë drejtim, shpëtimi i këtyre zonave është me përparësi dhe rëndësi. Arritja e këtyre fitoreve në terren sa më shpejt të jetë e mundur dhe fillimi i negociatave diplomatike me këto fitore është në mesin e politikave të ndjekura nga administrata e Baku.

Shihet qartë se nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret nga bashkësia ndërkombëtare për të zgjidhur problemin në rajon për vite me rradhë.

Komuniteti ndërkombëtar mbetet i heshtur dhe pasiv në lidhje me çështjen e Nagarabakut si askush tjetër.

Grupi i Minskut, i formuar brenda OSBE-së, i cili bashkëkryesohet nga Rusia, Franca dhe SH.B.A., ka qenë aktiv për njëzet e tetë vjet për të zgjidhur problemin në rajon, por ende nuk ka ndonjë përpjekje ose udhërrëfyes për një zgjidhje paqësore të problemit.

Shihet se Grupi i Minskut nuk ka një hap konkret në këtë konflikt.

Armenia – si në Tovuz – dëshiron të tërheqë CSTO në rajon me shkelje të armëpushimit, për të fituar mbështetje kundër Azerbajxhanit dhe për të izoluar administratën e Baku.

Sidoqoftë, kjo përpjekje dështoi përsëri për shkak të faktit se Nago-Karabaku nuk ishte territor armen si në Tovuz.

CSTO thirri të dy palët për një armëpushim dhe negociata, por nuk bëri asnjë përpjekje për të parandaluar Azerbajxhanin nga përparimi.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe dhënien fund të veprimeve ushtarake. Turqia, Ukraina dhe Pakistani kanë deklaruar mbështetje për Azerbajxhanin.

SH.B.A. deklaroi se po ndiqte konfliktin, por nuk mori asnjë qëndrim. Kryeministri armen Nikola Paşiny dhe Presidenti francez në një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, kanë artikuluar kërkesë të dimensioneve makro, ndihmë për të mbajtur Turqinë larg Kaukazit të Jugut.

Thirrja për ndihmë nga administrata e Jerevanit nuk mori përgjigje të prerë nga këto dy vende, të cilat janë mbështetësit më të mëdhenj të Armenisë. Fakti që Rusia dhe jo Franca nuk përfshihen në ngjarje dhe shikojnë thellimin e konfliktit sjell në mendje mosmarrëveshjet në linjën Moskë-Jerevan.

Kredibiliteti dhe mbështetja e Kryeministrit Armen Nikoll Pashinyan po zvogëlohet dita ditës për shkak të rënies ekonomike dhe paqëndrueshmërisë politike të vendit.

Ndërsa ai nuk mund të gjente mbështetjen që kërkoi nga opinioni ndërkombëtar, aleati i tij më i ngushtë, Rusia, nuk foli aspak për konfliktin në terren dhe përparimin e Azerbajxhanit, kriza personale e Pashinjan po bëhet më e thellë.

Në këtë kontekst, shihet se administrata e Kremlinit po i jep mësime dhe kërcënime Pashinit i cili është artikuluar dhe në disa raste ka mbajtur qëndrim pro-Perëndimor.

Nëse kriza e nxitur nga humbja e territorit vazhdon, është shumë e vështirë për Pashinyan të gjejë mbështetje nga opinioni dhe të konsolidojë administratën në Armeni.

Ky mund të jetë një nga rezultatet që pritet nga administrata e Moskës.

Sidoqoftë, propozimi i ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov për të vendosur ushtarë rusë në rajon në këmbim të kthimit të pesë rajoneve të propozuara kohët e fundit paraqet një pikëpyetje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto