Fatjon Malaj/ Konflikti Azerbajxhan-Armeni dhe e ardhmja e marëdhënieve Turko – Ruse?

15:02 20/10/20209min310
Fatjon Malaj

Është e pamundur të lexohen drejtë dhe saktë konfliktet e përjetuara sëfundmi në  rajonin e Nago-Karabakut pa i analizuar ato brenda kornizës së zhvillimeve strategjike rajonale.

Midis 26 shtatorit – 27 shtatorit 2020, filloi konflikti i armatosur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke u zgjeruar gradualisht në boshtin e rajonit të Nagar-Karabakut të pushtuar nga Armenët.

Konflikti i cili u përhapë me shpejtësi tregoi shenja maksimaliste të përshkallëzimit, si mobilizimi i Armenisë duke kaluar “Ligjin e Luftës në Parlament”, zgjerimi i shpejtë i operacionit Azerbajxhanas dhe një veprim intensiv luftarako-ushtarak nga këta të fundit të cilin nuk e kishin guxuar për dekada të tëra.

Planifikuesit ushtarakë armenë zhvilluan planet e tyre të përshkallëzimit të një situate luftarake të mundshme para, gjatë dhe menjëherë pas Stërvitjes Luftarake Kaukaz 2020, në të cilën Forcat e Armatosura të Federatës Ruse përgatitën një masë prej 80,000 vetash personel ushtarak të gatshëm në Kaukazin e Veriut.

Përveç kësaj, Forcat e Armatosura të Armenisë morën pjesë drejtpërdrejtë në stërvitjen e lartpërmendur dhe disa nga stërvitjet u kryen në territorin e Armenisë.

Gjatë kësaj stërvitje luftarake “Kaukaz 2020”, shkeljet e armëpushimit në vijën e frontit të trupave armene me ato azere në rajonin e Nagar-Karabakut, vazhduan duke u rritur ndjeshëm për një kohë të shkurtër si në kontekstin numerik po ashtu edhe në atë luftarak.

Nga ana tjetër, vendosmëria e sulmeve të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit po tregojnë se Baku e sheh përdorimin e opsioneve ushtarake për të rimarrë territoret e okupuara si një praktikë gjithnjë e më realiste, veçanërisht pas suksesit taktik të arritur në konfliktet e Prillit 2016.

Për ta thënë më qartë, përshkallëzimi aktual midis Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk është një konflikt spontan i pamenduar mirë thjeshtë dhe vetëm në vijën e frontit nga ana e të dyja palëve.

Azerbajxhani duke parë ecurinë është  i bindur se tashmë ka resurset e duhura dhe rrethanat gjeopolitike që e bëjnë fitues për të rimarrë territoret e humbura dekada më parë, Armenia disi e zhgënjyer dhe e suprizuar nga potenciali i ushtrisë azere kupton se nëse ky konfrontim do të spostohej në kohë do të ishte shumë vonë mbasi shfrytëzimi me efiçensë i burimeve energjitike nga ana e armikut të saj do ta kthente Azerbajxhanin në të paprekshëm me buxhete e aleanca të shumëfishuara.

Të dy palët janë përgatitur për tensionin në nivelet politiko-ushtarake dhe operacionale. Bilanci aktual strategjik ushtarak dhe rrjedha e konfliktit Azerbajxhanas po  tregojnë se Baku mund të arrijë fitime më të mëdha në krahasim me atë të Prillit 2016.  Sigurisht, lojën në këtë pikë mund ta ndryshojë faktori rus, por i vetmi aktor i cili mund të kompensojë dhe ndalojë Rusinë në favor të Azerbajxhanit është Turqia.

Parë nga ky këndvështrim ekzistojnë disa rrisqe të cilat mund ta kthejnë tensionin midis Baku dhe Jerevanit në një konflikt rajonal.

E para nga këto është se përshkallëzimi ushtarak i cili filloi të ndodhte midis trupave Azerbajxhanase dhe Forcave të Armatosura të Armenisë në Nakhichevan, doli  jashtë rajonit të Nagorni-Karabakut dhe territoreve të okupuara Azerbajxhanase.

Një skenar i tillë mund të sjellë një seri ngjarjesh tronditëse,duke filluar nga ndërhyrja e mundshme e Federatës Ruse te përfshirja e Ushtrisë së 3-të Turke e cila pret në gadishmëri në kufi të këtij rajoni.

Rreziku i dytë i madhë është mbështetja e fshehtë e Moskës për trupat armene në Nago-Karabak brenda kornizës së koncepteve të luftës hibride të njohur si “doktrina Gerasimov”, kjo doktrinë rezultoi një sukses i vërtetë në Siri e cila bëri që Bashar Asad për të cilin çdo ditë pritej të binte arriti të mbajë pushtetin në oqeanin e gjakut të krijuar në atë luftë mostruoze.

Situata aktuale është një provë zjarri për marrëdhëniet Ankara-Moskë.

Përshkallëzimi i konfliktit në Nago-Karabak, për diplomacinë turke dhe ruse që arritën të ekuilibrojnë rivalitetet e tyre gjeopolitike në shumë fronte të tilla si Siria, Libia dhe Kaukazi në një mënyrë pragmatike, do të thotë humbje graduale e terrenit për çimentizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Faktori më i rëndësishëm që nuk duhet të neglizhohet në konfliktin Azerbajxhan – Armeni është padyshim Federata Ruse dhe Republika e Turqisë. Ndërsa forcat armene përshpejtuan përpjekjet e tyre të përshkallëzimit dhe provokimeve, ata i kushtuan vëmendje faktit që këto operacione vinin në një kohë kur bashkpunimi ushtarak rus në Kaukazin e Veriut ishte në nivelin më të lartë.

Në datat 21 Shtator deri në 26 Shtator 2020 Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kryen një stërvitje të planifikuar në shkallë të gjerë në rajonin e Kaukazit 2020 e titulluar “Kaukaz 200”.

Pikërishtë më 26 Shtator Forcat e Armatosura të Armenisë sulmuan Nago-Karabak dhe territore të tjera të Azerbajxhanit.

Ajo çfarë e bënë pikante këtë tabllo është se ky konflikt vinë në një kohë kur proçesi i prokurimit nga ana e Turqisë të sistemit mbrojtës raketor rus S-400 ka shkaktuar diskutime tejet të forta në muajt e fundit.

Ishte e papritur nga ana e një antari të NATOS veçanërishtë me peshën e Turqisë të marrë nga Rusia sistemin mbrojtës raketor rus S-400. Lidhur me këtë situate nuk kanë munguar edhe deklaratat e ashpra të presidentit Trump.

Asnjë kërkesë qoftë nga ana e NATOS qoftë nga presidenti Trump nuk e ka bërë Turqinë dhe presidentin Erdogan të heqi dorë nga blerja e S-400. Por konflikti i Nago-Karabakut nga perspektiva e Rusisë, në rast se Baku nuk arrin të ndalojë këtë operacion për shkak të presionit politik, duket se nuk do i jap Rusisë asnjë alternativë tjetër përveç një përshkallëzim gradual luftarak i cili e çonë në luftë me Azerbajxhanin.

Marrëdhëniet strategjike të Rusisë me Armeninë nuk i bëjnë realiste opsionet e tjera madje edhe vonesa e deritanishme lidhet me kërkesën e Rusisë për nënshtrim të plotë të kryeministrit aktual armen dhe jo me çedimin e vëllazërisë së përjetshme Ruso-Armene .

Nga ana tjetër Erdogan demostron se për integritetin territorial të Azerbajxhanit sakrifikon çdo aleancë papërjashtuar edhe atë me Rusinë.

Nëse nuk do të ndërpritet konflikti i Nago-Karabak,  marrëdhëniet Turqi-Rusi ka më shumë të ngjarë të përjetojnë një periudhë tejet të tensionuar ndoshta me një përshkallëzim deri në ngrirje tyre, kjo mbetet për tu parë?.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto