Familja e Dua Lipës ndajnë fotografi nga vizita e tyre në ‘Kalanë e Butrintit’

16:23 10/09/20203min120
Familja e Dua

Familja e këngëtares Dua Lipa e cila disa ditësh po qëndron në Shqipëri, duke  shijuar bregdetit shqiptar, vizituan disa monumente të njohura.

Ish-antari i grupit “Oda”, Dukagjin Lipa, duke qenë se është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ka ndarë me fansat disa fotografi nga ‘Kalaja e Butrintit’.

Ai në shumë prej imazheve shfaqet përkrah bashkëshortes njëherësh nënës së Duas, Anesa Lipës.

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa (Foto: Instagram)

Ndërkohë, që në disa fotografi të tjera ka pozuar edhe pranë fëmijëve: Rinës dhe Gjinit.

Duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, derisa janë krenarë me çdo vend e pjesë të Shqipërisë.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi krahas një sërë këtyre imazheve të publikuara në Instagram.

Familja e yllit shqiptar javë më parë ishin edhe në Mal të Zi, gjersa së fundmi sollën edhe disa imazhe të reja nga jugu i Shqipërisë.

Në udhëtimin e tyre, mungoi vetëm Dua për shkak të angazhimeve në jetë dhe karrierën profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto