Falsifikoi formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet 41 vjeçari në Pogradec

14:49 22/09/20202min127
1567238931_1536235831arrestim-770x434-750x434-1-696x380

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka falsifikuar formularë për 33 persona të cilët do udhëtonin drejt Greqisë.

Plotësimi i formularit online përpara udhëtimit drejt Greqisë është një nga rregullat e vendosura nga vendi fqinj.

41 vjeçari i identifikuar me inicialet E.B, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, për të cilat është paguar nga 1000 deri në 1500 lekë.

Hetimet nisën pas dyshimeve të ngritura nga Policia Kufitare në Kapshticë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të udhëtarëve.

Njoftimi i policisë:

Falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shtetasve shqiptarë dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto