EXIT POLLS/ Ngushtohet diferenca/ Biden shkon në 223 vota elektorale, Trump ngrihet në 212

07:08 04/11/20202min142
Trump-Biden1-770x433-1-768x432-1

Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet. Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme pasi kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 223 vota elektorale, kundrejt 212 të Trump.

Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Garë e fortë po bëhet në Florida, Georgia dhe Texas ku Trump është në avantazh fillimisht, por herë pas here ka pasur përmbysje.

Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë.

Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto