Europa përfshihet nga Anticikloni i Azoreve, ja si parashikohet të jetë moti në vendin tonë

09:03 23/02/20212min40

-800-0-6034ad40035d6

Kontinenti europian po ndikohet nga Anticikloni i Azoreve i cili do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në vendin tonë mbi mesataren e muajit.

Sot moti do të vijojë  me diell kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -1/17

Zona e ulët 4/22

Zona bregdetare 6/22 gradë Celcius.

Kosova, e martë, dt 23 shkurt 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15 gradë Celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto