Etrit Berisha hero, pret një tjetër penallti dhe i dhuron 3 pikë të arta Spalit. Ja statistikat dhe vlerësimi për shqiptarin

18:07 01/11/20202min101
berisha-1-1100x620

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, ishte heroi i Spalit në sfidën ndaj Rexhinës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1. Gardiani shqiptar arriti të neutralizonte një tjetër 11-metërsh të gjuajtur nga sulmuesi Denis, në minutën e 61-të, duke mbajtur portën e paprekur. Kujtojmë që të njëjtën gjë 31-vjeçari bëri edhe në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Monzës. Kjo është penalltia e dytë e pritur në pak javë.

Golin e fitores për skuadrën e Spal, e realizoi Kastro në minutën e 31-të. Vendasit arritën të gjuanin 5 herë në portën e Berishës, i cili ishte i pakalueshëm.

Në fundin e takimit, shqiptari u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës. Nota e vlerësimit nga faqja e specializuar “Sofa Score” për portierin e Kombëtares ishte 8.6.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMI I PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE”.

Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto