Është shtatzënë apo jo Fjolla Morina? Gjinekologu tregon të vërtetën

14:40 22/09/20202min134
fjolla-molorina

Fjolla Morina zbriti sot pa pranga nga furgoni i policisë për t’u paraqitur para gjykatës së kukësit së bashku me dy personat e tjerë.

Vendimi për masën e sigurisë që ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 u shty fillimisht për në 13:00, më pas në 13:30.

Avokatja nga ana e saj kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” për Fjolla Morinën me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese.

Gjithashtu, prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë i përket apo jo Fjolla Morinës.

Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova është shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndrojë në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Nisur nga eko-ja e dytë është konfirmuar se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Në gjyq u paraqitën edhe dy shoqëruesit e saj që ndodheshin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Gjilani që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto