‘Është nder për mua…’ / Taulant Balla ministri i ri i Brendshëm?

09:55 10/09/20202min189
800-0-5f59c9db0b682

Së fundmi në media të ndryshme dhe në qarqe gazetareske kanë qarkulluar fjalë se, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është ai që do të zërë vendin e Sandër Lelshajt, si Ministër i Brendshëm, pas “krisjes” së marrëdhënies së këtij të fundit me Kryeministrin Rama.

I pyetur nëse e tundon propozimi për ministër të Brendshëm, Balla është shprehur:

“Ju garantoj që kjo nuk është një çështje unë ka vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.”

Ndërkohë, Balla i ka quajtur thashetheme mediatike zërat për propozimin e tij nga strukturat si ministër i Brendshëm.

“Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj që PS e Shqipërisë i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojmë përfaqësimin tonë politikë”, është shprehu Balla në lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto