“Është më i miri”, Loredana konfirmon ribashkimin me Mozzik?

15:30 27/10/20202min83
download - 2020-10-27T142945.148

Prej kohësh përflitet se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer bashkë. Dyshja të cilët kanë edhe një vajzë së bashku, Hanën, mund të kenë vendosur t’i japin edhe një shans historisë së tyre të dashurisë.

 

Pas ndarjes së tyre, dy këngëtarët e thumbuan shpesh njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe nuk flisnin më.

 

Mirëpo, pak kohë më parë ata janë parë bashkë teksa bënin blerje në Gjermani, për tu pasur nga disa raste të tjera ku Loredana dhe Mozzik kanë “ushqyer” akoma më tepër aludimet për një rikthim. Së fundmi, Loredana ka bërë një video live në TikTok, ku është pyetur edhe për Mozzik. “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të,” shprehet Loredana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto