“Është i vetmi që…” / Mbesa e Bin Laden i surprizon të gjithë me fjalët e saj për Donald Trump

18:42 06/09/20201min28
1cad34cf26503225ad518f5000154d48_L

Mbesa e terroristit islamik, Osama Bin Laden deklaron se Donald Trump është i vetmi person që mund të ndalojë një sulm tjetër terrorist, që sipas saj është më pranë se kurrë nëse President i SHBA-ve zgjidhet Joe Biden.

Noor bin Ladin paralajmëroi se nëse Biden fiton zgjedhjet, një “11 Shtator” i dytë është i mundshëm, pasi të majtët janë rreshtuar krah radikalistëve.

Në një intervistë për “New York Post”, 33-vjeçarja tha se prej kohësh është mbështetëse e Donald Trump dhe mban gjithmonë një kapele “MAGA” në Zvicër ku jeton prej vitesh.

Ajo tha se organizata terroriste ISIS u fuqizua gjatë presidencës Obama/Biden dhe se Trump ishte i vetmi person që mund t’i frenonte.

“Ai (Trump) duhet të rizgjidhet, jo vetëm për Amerikën, por për të mirën e të gjithë civilizimit perëndimor,” u shpreh Ladin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto