“Është absurde”, Alban Skënderaj i del publikisht në krah Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme

11:45 21/09/20204min131
640-0-5f6837fe54cf1 (1)

Emërimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme ka shkaktuar jo pak zhurmë në media. Elena Pici ka zëvendësuar në detyrë Plarent Ndrecën dhe menjëherë kanë nisur ‘kërkimet’ për vajzën që mori postin e rëndësishëm në ministri.

Ishin të shumtë artikujt në të cilat, Pici u prezantua si vajza kamariere në një prej videoklipeve të këngëtarit, Alban Skënderaj. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme ka marrë pjesë vite më parë në këngën ‘Mirmëngjes’ si figurante dhe kaq mjaftoi që në rrjet të nisnin aludimet dhe komentet.

Ndërkaq lidhur me këtë temë ka reaguar dhe këngëtari Alban Skënderaj i cili tha mendimin e tij, duke u shprehur se nuk ka asgjë të keqe që të bëhesh pjesë e projekteve artistike dhe se mentaliteti në vendin tonë është shqetësues.

“Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kameriere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka denigruese. Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat.

Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore”, ishin fjalët e artistit në një postim në Instagram. /Descript.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *