
Futbollisti Eros Grezda dhe partnerja e tij Oriola Marashi janë një nga çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Ata bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë, pasi u izoluan një periudhë së bashku në Kroaci për shkak të COVID-19.
Përflitet se tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar dhe shumë shpejt do të këmbejnë dhe unazat pasi familjet e tyre janë prezantuar me njëra tjetrën. Ndërkaq tashmë nuk mungojnë as dedikimet romantike dhe postimet me njëri tjetrin në rrjete sociale.
Ndërkohë që këtë periudhë Erosi dhe Oriola kanë ndarë foto me njëri tjetrin dhe shfaqen mjaft të dashuruar. Futbollisti ka treguar së fundmi se është tepër krenar për partneren e tij dhe publikuar në ‘Instastory’ një fotografi nga Turqia, ndërkohë që ka fotografuar Oriolën.
“Krenar për ty”, janë fjalët e Erosit krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.
Çifti janë përfolur për një ndarje pak kohë më parë por duket se gjërat mes tyre janë rregulluar dhe padiskutim q jan një nga çiftet më simpatikë të showbizzit.