Erëra 200 km në orë / Ndiqni rrugën LIVE të ciklonit përmes satelitit teksa i afrohet brigjeve të Jonit

12:37 17/09/20202min141
Screenshot_1-78

Greqia qendrore dhe ishujt në detin Jon janë vënë në gjendje alarm për shkak të ciklonit që pritet të godasë vendin duke filluar nga sot pasdite dhe nesër, kohë në cilën pritet të arrihet kulmi.

Meteorologët kanë parashikuar edhe rrugën që do të kalojë cikloni, i cili pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendi përmes Patras dhe më pas Athinës duke zbritur më pas në ishuj për tu përplasur në Kretë.

Cikloni që me shpejtësi ere deri në 200 km/h u formua në lindje të Maltës duke u ngjitur më pas për në veri në drejtim të detit Jon.

Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshrit në zona të caktuara.

Mësohet se, cikloni nuk pritet të shkaktojë dëme në Shqipëri, përveç shirave të rrëmbyeshëm lokalë dhe vranësirave.

Më poshtë, Pusullashqiptare.al ju jep mundësinë ta ndiqni LIVE përmes satelitit rrugën që do të ndjekë cikloni:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto