Erdogan e vë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, Franca tërheq ambasadorin e saj nga Turqia

19:36 25/10/20202min77
medium_2020-10-07-cd5c240cdc-e1603640578516-780x439

Franca ka dënuar ashpër fjalimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me shëndetin mendor të të parit të francezëve, Emmanuel Macron, me rastin fjalimit që mbajti për myslimanët.

Erdogan i sugjeroi presidentit francez për “një lloj trajtimi mendor” mbi qëndrimin ndaj myslimanëve në Francë.

Franca e qortoi presidentin turk dhe komentet e tija i quajti si “të papranueshme”. “Vrazhdësia nuk është metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk hyjmë në polemika të panevojshme dhe nuk pranojmë fyerje”, tha për CNN-in një zëdhënës i Pallatit Elysee.

Zëdhënësi shtoi se Franca ka tërhequr ambasadorin në Ankara për një “vlerësim të situatës”, të cilin ata e përshkruan si një “veprim të rrallë”.

Macron tha të martën se qeveria e tij do të “intensifikojë luftën kundër islamizmit radikal”. Ai tha se si rezultat i vdekjes së mësuesit francez, dhjetëra masa ishin marrë kundër organizatave dhe individëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto