Epidemiologu shqiptar sqaron rrezikun e COVID-19 në shkolla

10:05 23/09/20202min101
Screenshot_2-44

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit në shkollë.

“Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për tu vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij.

Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.

“Mjeku i familjes ka qenë një rol kyç. Nëse trajtimi fillon mirë që në shtëpi atëherë do të kemi një situatë më të kontrolluar”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, dhe me Sibora Bitrin, ai shtoi se problem mbeten të rriturit.

“Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, tha ai.

Gjithashtu Alimehmeti theksoi se sipas informacioneve shkencore, personat asimptomatikë kanë një rrezik më të ulët transmetueshmërie.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, tha Alimehmeti.

Sakaq ai shtoi: Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë. Besoj që numri i persona që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto