Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka marrë vëmendje përmes pozave para kamerës.

E veshur me një fustan të zi, Enca është shfaqur nga një motoçikletë, teksa flokët i mbante të lidhura lart kokës.

“Larg syrit, larg zemrës”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

 

Sa i përket projekteve muzikore, këngëtarja javë më parë lansoi “Break Down”, në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/