(EMRI+VIDEO) Kapen 100 kg cannabis, armë dhe municione, arrestohet në Fier organizatori dhe 3 të tjerë

11:06 13/10/20204min77
download (95)

Policia e Fierit ka arrestuar ne flagrancë 4 persona të akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë 57-vjeçari Renato Bego, i cili ishte edhe organizatori i veprimtarisë kriminale, si dhe S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e Begos, shërbimet e  Policisë gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra, 310 fishekë si dhe shumë sende të cilat përdoreshin për kultivimin e cannbisit.

 Njoftimi i policisë:

Vijon puna intensive dhe kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, operacioni antidrogë i koduar “Hamili”.

Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disa javor, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamili”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).
  2. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndërmënas, Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.

Shërbimet e Policisë, në bazë të hetimeve të kryera dhe informacionit të grumbulluar kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.(D). B, në fshatin Hamil, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e  Policisë gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto