(EMRI+FOTO) Pasuria “djeg” edhe kreun e Prokurorisë së Apelit Tiranë, KPA e shkarkon nga detyra

13:49 22/10/20202min78
gjykata_cekici_gjykatesit_18768

Shkarkohet nda detyra kryetari i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka.

Vendimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka ardhur pas kërkesës të Komisionerit Publik, i cili pretendoi se nuk përputheshin deklarimet e Pekës për vitin 2010 lidhur me dy gjendje cash, një si të kursyer prej pagave në shumën 1 milion lekë dhe tjetra në vlerën 1.5 milionë lekë, nga kredia.

Komisioneri Publik argumentoi se  vendimi i KPK-së kishte probleme përsa i përket hetimit ndaj prokurorit Peka dhe KPA duhej të vendoste shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.

KPA e hetoi nga e para Pekën në të trija kriteret; pasurinë, figurën dhe profesionalitetin.

Prokurori Peka e kundërshtoi analizën financiare të Kolegjit, duke pretenduar se dilte me balancë pozitive edhe në vitet për të cilat KPA kishte konstatuar pamundësi financiare për kryerjen e shpenzimeve dhe investimeve.

Ai është shprehur se nuk ishin përllogaritur të gjitha të ardhurat nga puna e tij dhe e bashkëshortes, e se në analizë nuk janë përfshirë të gjitha të ardhurat e përfituara nga puna, si honorare, shpërblime dhe pagesa nga mësimdhënia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto